Sarandë/ Të përfituara nga të ardhura të paligjshme, sekuestrohen pasuri me vlerë rreth 12 mln euro! Një prej pronarëve në burg për vrasjen e Edmond Papës

8 Nëntor, 16:08 | Përditesimi: 8 Nëntor, 16:08

Dy personazheve të njohur të botës së krimit, nga 2 grupe, rivale me njëra tjetrën, iu sekuestruan pasuri me vlerë 12 milionë euro. Kristi Qirici, është i kërkuar nga SPAK për trafik kokaine me vlerë miliona euro, ndërsa Adriatik Kalemi njihet për hakmarrjen me fisin Papa, që ka sjellë disa viktima për prishje të pazareve për drogën.

E.H/Shqiptarja.com