Sarandë/ Tregtonin lëndë piroteknike ilegalisht nis hetimi për dy persona! Sekuestrohen 982 fishekzjarre dhe 250 kuti me kapsolla

28 Dhjetor, 12:39 | Përditesimi: 28 Dhjetor, 12:39

Policia e Sarandës ka goditur një tjetër rast të tregtimit të lëndëve piroteknike pa autorizim. Dy pronarë  dyqanesh do të hetohen në gjendje të lirë.

Gjatë kontrolleve të kryera në subjektet e tyre tregtare blutë sekuestruan 982 fishekzjarre dhe 250 kuti me kapsolla.

I.M/Shqiptarja.com