Seanca për masakrën e Gërdecit/ Mediu kërkoi riekspertim për dëmin ekonomik, GJKKO refuzon kërkesën

15 Maj, 12:40 | Përditesimi i fundit: 2024-05-15 12:44:28

GJKKO ka refuzuar kërkesën e palës mbrojtëse të Fatmir Mediut në lidhje me një akt të ri ekspertim për dëmin ekonomik në masakrën e Gërdecit.

Megjithatë, GJKKO ka pranuar kërkesën që pala mbrojtëse të pyes 5 ekspertët  ekonomiko-financiar, që kanë kryer aktin e ekspertimit për dëmin ekonomik.

Pala mbrojtëse e ish-ministrit Fatmir Mediu kërkoi aktin e ri të ekspertimit, pasi i mëparshmi sipas tyre ka qenë i njëanshëm.

Në seancën e sotme mes tensioneve me familjarët e viktimave të pranishëm, ata u shprehën se vendimi final i i eksepertizës nuk i është vënë në dispozicion Mediut si i pandehur.