Seancë me tensione në Kuvend, Rama-Basha përplasen për buxhetin! Kryeministri: Asnjë sektor i lënë pas dore! Kreu i PD: Po i lë paratë në dorë të klientëve të tu

15 Nëntor 2021, 14:49 | Përditesimi: 15 Nëntor 2021, 16:51

Sot në Kuvend diskutimet janë të fokusuara tek paketa fiskale dhe projektbuxheti i vitit 2022, që është miratuar parimisht në komisionet parlamentare. Projektbuxheti i vitit 2022, parashikon të mblidhen 536.8 miliardë lekë dhe shpenzime në vlerën e 637.6 miliardë lekëve.

Ndërsa sa i takon paketës fiskale, ndryshon ligji për TVSH-në, ku hiqet kompensimi 6% për fermerët, rivendoset taksa 10% për inputet bujqësore dhe vendoset tavan i ri për investimet në bujqësi që përjashtohen nga pagesa e TVSH-së.

r.k./Shqiptarja.com