Sekuestrimi i 1 ton kanabis në Kapshticë në 2019, arrestohen dy personat që ishin në kërkim! Gruaja në Ersekë braktis dy fëmijët e mitur

15 Dhjetor 2021, 19:07 | Përditesimi: 15 Dhjetor 2021, 19:07

Në Ersekë është shpallur në kërkim një grua me inicialet P.K., pasi ka braktisur dy fëmijët e mitur. Ka qenë bashkëshorti i cili ka denoncuar gruan e tij se ka braktisur të miturit. Ndërsa dy persona janë arrestuar pasi ishin shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e 13 shkurtit 2019 ku në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, në dy mjete të tonazhit të rëndë u kapën 1074,2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

KT/Shqiptarja.com