Sekuestrimi i pasurive të Anton Gjinaj, PD e Berishës: Të hetohen 13 tenderat që ka marrë nga bashkitë socialiste

30 Korrik 2022, 11:35

Partia Demokratike e Berishës ka kërkuar që pas sekuestrimit të pasurive të Anton Gjinajt prokuroria të hetojë të gjitha tenderat që ai ka marrë nga bashkitë.  Sekretarja për Transparencën dhe Luftën kundër Korrupsioni, Ledina Mandia, tha se ai ishte i parapëlqyeri i bashkive socialiste.