Sekuestrohet 1 kg heroinë në Tiranë, 2 persona të arrestuar, pranga Gëzim Muhametit, prej 20 vitesh në tregun e zi të drogës

7 Qershor, 16:15 | Përditesimi: 7 Qershor, 16:15

Policia e Tiranës, në një operacion antidroge arrestoi 2 persona te Komuna e Parisit dhe u sekuestroi mbi 1 kg heroinë që e merrnin në Elbasan dhe që origjinën dyshohet se e ka nga Turqia. Mes të arrestuarve është Gëzim Muhameti, i njohur si “Gëzim Qorri”, prej vitesh i përfshirë në trafikim të lëndëve narkotike. Të arrestuarit furnizonin me heroinë grupet në Tiranë.

E.H/Shqiptarja.com