Kryeministri Edi Rama u ka prezantuar ditën e sotme pikat e Paketës së Rezistencës Sociale përfaqësuesve të biznesit të vogël, se si qeveria do t'i mbrojë ata përballë pasojave që po sjell lufta. Ai tha se biznesi i vogël është aleati më i madh i qeverisë, prandaj kanë zero taksa, si asnjë biznes tjetër në rajon apo Europë.