Sërish rënie e gatishmërisë për të marrë pjesë në zgjedhje, më 25 prill pritet një pjesëmarrje 53-57%

20 Prill 2021, 23:36 | Përditesimi i fundit: 2021-04-20 23:49:00

53% deri në 57% e shqiptarëve shprehin gatishmërinë që të shkojnë në kutitë e votimit më 25 prill. Edhe në këtë sondazh të fundit të Piepolit në Report Tv është vënë re një rënia e gatishmërisë së votuesve për të shkuar para kutive të votimit. Në sondazhin e para 11 ditëve përqindja ishte 55-59% pra një rënie me 2 pikë përqindjeje. Ndërkohë që krahasuar me sondazhet e muajve nëntor, janar apo shkurt ka një rënie të rëndësishme të predispozicionit për të shprehur vullnetin në zgjedhjet e 25 prillit pasi janë 6 apo 7 përqind e shqiptarëve që kanë ndryshuar qëndrim dhe tashmë refuzojnë të votojnë.