Sesioni i ri parlamentar, mblidhet Konferenca e Kryetarëve! Futen në kalendarin e punimeve nismat e PD dhe PS për lustracionin dhe Ligjin e Dosjeve

2 Shtator 2022, 12:46 | Përditesimi i fundit: 2022-09-02 17:06:39

Konferenca e Kryetarëve ka përcaktuar axhendën e punimeve të Kuvendit të Shqipërisë për 3 javët e para (5-30 dhjetor) të sesionit të ri parlamentar. Pika e parë e diskutimit ishin nismat e PD për deklasifikimin e dosjeve të Sigurimit të Shtetit dhe dekomunistizimin. Një vendim tjetër i marrë është rikthimi në normalitet i punës së Kuvendit që rikthen votimin elektronik pasi u ndërpre nga pandemia e Covid-19.