Sesioni i ri parlamentar/ PS: Brenda vitit mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare me BE! Zgjatja e vetingut? Nevojë që duhet përmbyllur sa më shpejtë

12 Janar 2022, 12:55 | Përditesimi: 12 Janar 2022, 15:58

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla shprehu besimin se brenda vitit për Shqipërinë do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare.

“Dëshira ime është që puna të vijojë normalisht e ne të përmbushim detyrimet që Kuvendi ka. Përmbyllja e procesit të Vettingut, është diçka që nuk ka të bëjë me agjendën politike, por ka të bëjë me agjendën e rëndësishme të rrugës Evropiane të Shqipërisë. Viti 2022 është i rëndësishëm në këtë drejtim. Përgjatë këtij vitit do të kemi mundësi të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare. Unë mendoj që ka ardhur koha që Shqipëria ta mbajë domosdoshmërish Konferencën e Parë Ndërqeveritare sepse s’ka asnjë pengesë”, tha Balla.

r.k./Shqiptarja.com