Sfiloi në 'Tik Tok', ILD pranon ndjesën e gjyqtares Enkeleda Kapedani, dënohet me 6 muaj rrogë minimale! U dorëhoq si zv.kryetare në Gjykatën së Elbasanit

17 Janar 2022, 15:08

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka pranuar ndjesën e gjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedanit për shkeljen disiplinore që ka kryer me sjelljen e saj, duke publikuar video në TikTok duke sfiluar në ambientet e Gjykatës, teksa ka vendosur ndaj saj masën  disiplinore “Pezullim” me të drejtën për të marrë pagën minimale për 6 muaj.