Shabani: Lapaj ka bërë disa herë të njëjtën deklaratë, se nuk do e pranojë mandatin si deputet! Vendimi i takon atij

2 Qershor, 23:01 | Përditesimi: 2 Qershor, 23:01

Berisha dhe Rama kanë rënë, kurse partitë e reja vijnë në rritje. Adriatik Lapaj mori më shumë vota më 11 maj brenda koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, por vendimi nëse do e pranojë mandatin e deputetit i takon vetëm atij.

Kështu u shpreh kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, sot në studion e ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, teksa pranoi edhe se vetë Lapaj është shprehur disa herë me deklaratë se nuk do e pranonte mandatin po të fitohej vetëm një deputet.

Por këtë vendim duhet ta merrte vetëm Lapaj sipas tij, teksa do e diskutonin edhe në koalicion.

r.k./Shqiptarja.com