Ministri i Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla i ftuar në Report Tv komenton edhe dekretin e Trump që preku edhe Shqipërinë me ngrirjen e fondeve për institucionet, mes tyre edhe SPAK. Në reagimin e parë që vjen nga Partia Socialiste, ministri Balla thekson se SPAK është një institucion i pavarur i një vendi sovran dhe që mbështetet nga buxheti i shtetit. Balla shprehet se nuk duhet t’i japim shpresë ndonjë politikani të korruptuar, pasi sipas tij SHBA nuk ka ndryshuar qasje për Shqipërinë, veçse administrata Trump po bën një ridimensionim të ndihmës së huaj. “SHBA ka qenë dhe mbetet mbështetëse e reformave shtetformuese në Kosovë, të shtetit të se drejtës në Shqipëri. Nuk shoh ndryshim të qasjes, Shqipëria mbetet partneriteti më i rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor për SHBA. Trump ka qenë president në mandatin e kaluar, në atë kohë ishte momenti kur u krijua SPAK dhe u mbështet. Të mos ngatërrojmë, dy qasje që s’kanë lidhje me njëra tjetrën. SHBA janë duke ridimensionuar mënyrën e akordimit të fondeve të tyre, po mendojnë të ulin asistencën jashtë, por kjo s’do ndërpritet dhe Rubio ishte i qartë në deklaratën e djeshme. Partneriteti i rëndësishëm vazhdon, po ridimensionojnë ndihmën e tyre të huaj. Ajo që thotë Rama merr edhe vlerë më të madhe, SHBA këtu ka qenë ndër vite që nga ‘91, por PS ishte ajo që e vuri në program dhe që e realizoi reformën në drejtësi dhe PS është ajo që do vazhdojë të mbështesë dhe me fondet që i duhen. Mos t’i japim shpresë ndonjë politikani të korruptuar, për ta përdorur këtë qasje të re të administratës amerikane me një institucion të një vendi sovran siç është Shqipëria. Edhe këtë vit nëse e shihni buxheti i alokuar nga buxheti i shtetit për SPAK, ka pasur rritje nga ai alokuar 1 vit më parë”, tha Balla në Report Tv SI.E./Shqiptarja.com
SHBA ngriu fondet për SPAK, Balla në Report Tv: Mos t’i japim shpresë ndonjë politikani të korruptuar, Amerika s’ka ndryshuar qasje
Video të fundit në programin Studio Live Të gjitha
-
Alesia Balliu për Report Tv: SPAK do arrestojë Flamur Nokën! Kalaja: SHBA ka marrë në dorë drejtësinë në Shqipëri
12 Janar, 20:44 -
“SPAK do arrestojë Flamur Nokën, SHBA do godasë lekët e drogës!” Trondisin Balliu e Kalaja
12 Janar, 20:10 -
Irani skenë krimi, shteti vret protestuesit! Eksperti: Regjimi nën presion, SHBA vendos fatin
12 Janar, 19:25 -
Tre fëmijë të braktisur në rrezik për jetën! Alarmi: Nëna mund të vuajë nga depresioni!
12 Janar, 18:01 -
Përmbytjet në Fier e Berat/ Fermerët për Report Tv: 80 mln lekë dëm! Më janë dëmtuar 1.5 ha me luleshtrydhe, jemi të vetëm
9 Janar, 20:33 -
E FORTË/ 'SPAK nën urdhërat e Ramës!' Avokati: Balluku s’do dënohet! Pse s’hapet vrasja e Azemit?
9 Janar, 19:43 -
Tryeza e Berishës, Gjuzi: Forum përtej partive politike! Merkoçi: Propagandë me të njëjtat figura dhe ide!
9 Janar, 19:42 -
Shqipëria 3 ditë nën ujë/ SHPËRTHEN eksperti: Pse hesht shteti? l Studio Live
8 Janar, 21:56 -
Durrësi në protestë/ SHPËRTHEN Kuçana: Ku ikën 19 mln eurot e hidrovoreve? Çështja në SPAK
8 Janar, 19:38 -
Spartak Ngjela për Report Tv: S’mund të ketë qeveri teknike në Shqipëri, PD-PS nuk kanë barazi të deputetëve në Kuvend
8 Janar, 19:27 -
Përmbytjet/ Fermeri në Kurbin: Më ngordhën delet, më janë përmbytur tokat. Thirrje shtetit
7 Janar, 20:04 -
Qendrat shëndetësore në gatishmëri, asnjë i lënduar nga përmbytjet
7 Janar, 20:03 -
SPAK, ’97-a dhe krimet pa autor/ Avokati Kara kërkon dënime: Krime kundër njerëzimit
7 Janar, 20:02 -
'Këneta, deti dhe makina në kanal', SHPËRTHEN Sazan Guri: Ja pse vijnë përmbytjet
7 Janar, 20:01 -
A mund të shmangeshin përmbytjet? ALARMI i Inxhinierit hidroteknik: Fajin e ka korrupsioni!
6 Janar, 19:44 -
'Trump kundër narkoshteteve' Eksperti zbulon: A rrezikon të ndërhyjë edhe në Shqipëri?
6 Janar, 19:43 -
'Reshjet do vijojnë edhe gjatë natës', Vengu: Ushtria në terren! U ndërpre energjia në disa zona
6 Janar, 19:41 -
'SPAK i kapur nga Berisha!' Avokati Beqiri: 21 Janari u harrua, prokurorët shantazhohen
6 Janar, 18:24 -
Rritet mosha e pensionit/ Eksperti e sqaron: Ligji mban me hatër gratë me shkollë të lartë...
5 Janar, 22:41 -
Nga spitali sërish para Kryeministrisë, Adratik Lapaj për Report Tv: Protesta do të vijojë, policia na hoqi me dhunë çadrat! Nuk i trembem Ramës
5 Janar, 20:29

