SHBA ‘ngriu’ vizat e emigracionit, Spiropali i përgjigjet opozitës: Shpifni sikur Trump ka futur Shqipërinë në listën e zezë, askush nuk ndalohet të udhëtojë si turist e student

15 Janar, 10:01 | Përditesimi: 15 Janar, 10:01

Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali i është përgjigjur akuzave të opozitës pas vendimit të DASH për ngrirjen e vizave të emigracionit për 75 vende, përfshirë edhe Shqipërinë. Rrugës për në Kiev, Spiropali ka ndarë një video ku shpjegon se qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë drejt SHBA me vizë turistike, si student apo çështje pune, duke theksuar se ky vendim i DASH vjen si pjesë e masave të administratës amerikane për të kufizuar abuzimet me avantazhet që ofron sistemi amerikan i migracionit.

Deklarata e plotë e Elisa Spiropalit

Kam ndjekur me vëmendje gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme rrebeshin e spekulimeve politike mbi çështjen e vizave drejt SHBA.

I.M/Shqiptarja.com