Shembet masivi i kromit, humb jetën minatori në Bulqizë

6 Gusht, 16:20 | Përditesimi: 6 Gusht, 16:20

Një minator në Bulqizë ka humbur jetën gjatë një aksidenti në punë mesditën e sotme. Mësohet se viktima është Fari Veliu 60 vjeç. Sipas të dhënave të para nga vendngjarja, 60-vjeçarin e zuri poshtë masivi i kromit që u shemb gjatë punës në galeri. Ngjarja ka ndodhur në subjektin minerar "Gerti shpk", me aksioner të vetëm Jeton Danin, ku edhe më herët kanë ndodhur aksidente në punë.

E.H/Shqiptarja.com