Shembet masivi shkëmbor në Shkopet, bllokohet qarkullimi dhe krijohet varg automjetesh

28 Nëntor 2021, 09:24

Qarkullimi në rrugën nacionale Burrel - Skuraj është bërë me vështirësi që prej orës 5 të mëngjesit të sotëm.

Një masiv shkëmbor është shembur në afërsi të vendit të quajtur "Sektori C", duke bllokuar fillimisht totalisht qarkullimin e automjeteve.