Shembet soleta e një pallati në ndërtim në Kashar, shpëton për mrekulli punëtori! Dërgohet me urgjencë në spital

8 Prill 2022, 14:31 | Përditesimi: 8 Prill 2022, 14:31

Një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur sot në Kasharë, pasi soleta e pallatit në ndërtim ku ai po punonte u shemb. Ngjarja u regjistrua në Qafë Kashar, ku 50-vjeçari është dërguar me urgjencë, ndërsa ka marrë plagë të rënda në trup si pasojë e përplasjes nga rënia.

Sh.Sh/Shqiptarja.com