Shembet ura, rreth 100 banorë të izoluar në Ersekë: Po rrezikojmë jetën e fëmijëve në lumë! Infermierja: Nuk u shkojmë dot në ndihmë të sëmurëve

9 Dhjetor 2021, 17:21 | Përditesimi: 9 Dhjetor 2021, 17:21

Janë rreth 100 banorë të 5 fshatrave në njësinë administrative Mollas në Ersekë, të cilët mbeten të izoluar gjatë dimrit për shkak se ura është shembur. Ata shprehen se kanë vështirësi për të kaluar lumin në këmbë, pasi gjatë dimrit, Osumi është i rrëmbyeshëm. Po kështu infermierja tregon se është në rrezik dhe jeta e personave të sëmurë.

r.k./Shqiptarja.com