Shembja e aksit Librazhd-Pogradec/ Banorët e Dragostunjës kërkojnë të kalojnë, policia i kthen mbrapsht

23 Shkurt, 16:57 | Përditesimi: 23 Shkurt, 16:57

Bllokimi i aksit Librazhd-Pogradec ka sjellë përplasje të banorëve të Dragostunjës me policinë.

Disa qytetarë kanë zbritur nga një furgon dhe kanë dashur të kalojnë në krahun tjetër. Por veç shembjes masive të rrugës që është njëri prej problemeve, po çmontohet shtylla elektrike që gjithashtu rrezikon të bjerë.

A.M/Shqiptarja.com