Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas/ Nisin punimet për hapjen e rrugës alternative

25 Shkurt, 14:18 | Përditesimi: 25 Shkurt, 14:18

Report Tv ka siguruar pamjet me dron nga punimet që tashmë kanë nisur për hapjen e një aksi të ri, alternativë për zgjidhjen e qarkullimit pas daljes jashtë funksioni si pasojë e shembjes së aksit Librazhd-Prrenjas. Rruga e  re është planifikuar të jetë rreth 1.3 kilometra dhe do të shtrihet buzë lumit Shkumbin, ku dhe kanë nisur punimet për devijimin e rrjedhës.

I.M/Shqiptarja.com