Shembja e karburantit dje në Lushnje, Rama: Kush firmosi për lejen e ndërtimit në bashki, të gjithë në prokurori! Kryebashiakët boll me leje të paligjshme

22 Tetor 2021, 13:11 | Përditesimi: 22 Tetor 2021, 13:11

I ashpër është treguar kryeministri Edi Rama me kryebashiakët e mbledhur sot në kryeministri, ku i akuzoi se japin leje të paligjshme për ndërtimin e karburanteve në rrugët kombëtare, e ndërsa për pastrimin e këtyre rrugëve nuk kujdeset askush. Rama u tregua i prerë kur tha se  asnjë kryebashkiak nuk ka të drejtë të japë asgjë në rrugët kombëtare, teksa shtoi se në bashkinë e Lushnjes do të shkojnë në prokurori të gjithë ata që firmosën lejen e ndërtimit të një karburanti që u shemb nga IKMT një ditë më parë.

 

r.k./Shqiptarja.com