Shembja e pallatit me shpërthim të kontrolluar në Durrës, çahen muret në 8 banesa të pallatit ngjitur, nisin verifikimet nga autoritete në terren

10 Janar 2022, 15:38 | Përditesimi: 10 Janar 2022, 15:38

Shembja me eksploziv e një pallati në Durrës i cili ishte dëmtuar nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit ka sjell dëmtime edhe në një pallat tjetër pranë tij. Report Tv ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe sjell pamje të banesave që janë dëmtuar pasi shpërthimi me eksploziv shkaktoi dëme në mur dhe në orenditë shtëpiake. Kryesisht dëme të mëdha kanë pasur banesat në katin e parë dhe të dytë të pallatit, ndërsa nga 20 familje që ka pallati 8 kanë pësuar dëmtime të mëdha. Burime bëjnë me dije se ka nisur verifikimi në terren nga autoritetet përkatëse. 

  •  

AV/Shqiptarja.com