Shembje në rrugën Lezhë-Vau i Dejës, rrezikohet bllokimi! Banorët dhe shoferët kërkojnë ndërhyrjen e ARRSH-së! Dëmtimet burim aksidentesh

24 Janar 2022, 20:22

Për shkak të erozionit rruga Lezhë-Vau i Dejës, ka pësuar shembje të shumta, ndërsa drejtuesit e mjeteve tregojnë për rrezikun që u kanoset. Ata kërkojnë ndërhyrje nga Autoriteti Rrugor, i cili ka lënë në harresë këtë rrugë që u shërben qindra banorëve të dy bashkive.