Shëngjin/ Zjarri në lagunën e Knallës vijon të jetë aktiv, digjen 10 hektarë tokë! Ndërhyrja e zjarrfikësve e pamundur për shkak të mungesës së rrugës

2 Shkurt 2022, 18:59 | Përditesimi: 2 Shkurt 2022, 18:59

Vijon të jetë aktiv zjarri i rënë që prej orës 12:00 të ditës së sotme në zonen lagunore të mbrojtur të Knallës në Shëngjin. Deri tani flakët kanë përshkuar rreth 10 hektarë bimësi, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve është e pamundur për shkak të mungesës së rrugës. Aktualisht zjarri nuk përben rrezik për zonën e banuar, teksa zjarrfikësit vijojnë të qëndrojnë në gatishmëri.

  •  

AV/Shqiptarja.com