Shërbim me gomone në burgun e Durrësit, kati i parë nën ujë

7 Janar, 12:01 | Përditesimi: 7 Janar, 12:01

Situata në burgun e Durrësit vijon të jetë problematike si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut.

Që prej ditës së djeshme kati i parë i institucionit kishte prezencë të ujit duke sjellë dhe nevojën e të burgosurve në katet e mësipërme. Ndërkohë sot autoritetet që ndodhen në terren, kanë përdorur gomone për të lëvizur.

A.M/Shqiptarja.com