Sherr mes afganëve në qendrën e strehimit në Shëngjin, gruaja plagos me thikë bashkëjetuesin

23 Tetor 2021, 14:59 | Përditesimi i fundit: 2021-10-23 14:59:23

LEZHË- Një ngjarje kriminale u regjistrua mesditën e sotme në Shëngjin në oborrin e resortit ku janë strehuar refugjatët afganë. Policia bën të ditur se një 26-vjeçare ka plagosur me thikë bashkëjetuesin pas një konflikti mes tyre.

Shkaku ende nuk bëhet i ditur, pasi autorja po merret në pyetje nga policia lokale. Ndërsa 33-vjeçari ka plagë në bark, të shkaktuara nga thika, por është jashtë rrezikut për jetën, konfirmuan bluzat e bardha.