Sherr në bashkinë e Kamzës, Xhixho 'përplaset' me Rakip Sulin: Kur do të bëhet shkolla? Eja në dëgjesë publike me qytetarët

12 Shtator 2022, 15:48 | Përditesimi i fundit: 2022-09-12 15:54:09

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka qenë sot në shkollën ‘Ibrahim Basha’ në Kamëz, ku kanë nisur punimet për rikonstruktimin e saj. Xhixho ka shkuar në Bashkinë Kamëz ku ka pasur edhe një debat me kryebashkiakun Rakip Suli. Ajo i ka kërkuar atij të bëjë me dije se kur do të jetë gati shkolla për të nisur mësimin nxënësit. Xhixho dëgjohet se i thotë që e kishte ftuar në një dëgjesë publike me prindërit në orën 08:00 , por Suli nuk kishte shkuar. Ky i fundit dëgjohet teksa i thotë ta bënin dëgjesën në orën 13:00.