Sherr në Kuvend/Deputetët e Berishës vijojnë me skenarin e kaosit, bllokojnë foltoren me karrige! Qefalia përplaset me Spahon

2 Nëntor 2023, 09:40 | Përditesimi i fundit: 2023-11-02 10:02:22

Nuk pritet të jetë një seancë e qetë as kjo e sotmja. Deputetët e Berishës të vendosur për të mos lejuar zhvillimin e një séance normale me akuzën se maxhoranca po kërkon të asgjësojë opozitën kanë marrë karriget e deputetëve dhe i kanë vendosur përmbys të gjitha në foltore për ta bllokuar me qëllim që të mos lejohet asnjë deputet të flasë.