Sherri për pronën në Shkodër çoi në vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në Apelin e Tiranës

6 Tetor, 19:12 | Përditesimi: 6 Tetor, 19:12

Një person i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur është bilanci i ngjarjes së rëndë të ndodhur në Gjykatën e Juridiksionit të Përgjithshëm të Apelit në Tiranë. Autori Elvis Shkambi 30 vjeç, tashmë i arrestuar dhe arma e të cilit është sekuestruar, ka patur një konflikt për pronën në gjyq. Xhaxhai i tij pretendonte një pronë në zonën e Shkodrës, sipas të cilit ia kishin uzurpuar.

r.k./Shqiptarja.com