Shijak/ Zbulohet një laborator 'Bitcoin', sekuestrohen 210 aparatura që prodhonin kriptomonedha! Një i arrestuar

21 Janar 2022, 14:01 | Përditesimi i fundit: 2022-01-21 14:49:31

Report Tv mëson se një laborator ‘Bitcoin’ është zbuluar në kuadër të një operacioni policor në Shijak të Durrësit. Burime bëjnë me dije se janë gjetur 210 makineri që shërbejnë për prodhimin e kriptovalutave.

Gazetarët e Report Tv, Sokol Dema dhe Aldo Mustafa, konfirmojnë se është arrestuar një person ndërsa identiteti i tij ende nuk dihet. Sakaq, raportohet se magazina ishte marrë me qira nga disa persona nga Tirana.