Shijaku në rindërtim, Arbana për Report TV: Në dhjetor 130 familje marrin çelësat e apartamenteve! 31 pallate po rindërtohen në total

22 Nëntor 2021, 12:36 | Përditesimi i fundit: 2021-11-22 15:17:00

Shijaku ishte një nga zonat më të prekura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, ku plot 31 pallate u desh të shembeshin dhe rindërtoheshin nga fillimi pasi pësuan dëme të mëdha. Kur pak ditë na ndajnë nga dy vjetori i tërmetit tragjik, gjatë këtij muaji dhjetor pritet që 130 familje të marrin çelësat e banesave të tyre, ku 6 pallate do të kenë përfunduar nga 31 që janë në total.