Pandemia e COVID -19 ka bërë që disa biznese ta shfrytëzojnë këtë për përfitime në mënyrë të paligjshme, ku 3 ditë më parë u zbulua një tjetër skemë mashtrimi me pasojë të rënda, duke i shkaktuar një dëm të madh ekonomik shtetit.
Teksa Gjykata la sot në masën ‘arrest shtëpie’ për 6 personat e arrestuar në lidhje me skemën e ngritur për shitjen e ilaçeve kontrabandë kur Prokuroria e Tiranës kërkoi burg, Report Tv ka mësuar se në kërkim janë shpallur edhe 6 të tjerë, në skemën me 12 persona.















