Ashtu siç ishte paralajmëruar, rreth orës 17:00 para kryeministrisë janë mbledhur një grup qytetarë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve. Qytetarët me çadra në duar qëndrojnë para Kryeministrisë, duke zhvilluar një protestë të qetë dhe pa incidente.
Kjo është protesta e dytë e zhvilluar nga qytetarët dhe shoqëria civile që kundërshtojnë rritjen e çmimeve të bukës, karburanteve dhe produkteve të shportës, pasi rrogat e shqiptarëve nuk i përballojnë dot ato. Në lidhje me rritjen e çmimit të energjisë elektrike, kryeministri Edi Rama tha se nuk do të ketë rritje të energjisë për familjet dhe biznesin e vogël.

















