Shkaktoi zjarrin në malin e Shashicës, arrestohet 33-vjeçari

27 Korrik 2025, 10:09 | Përditesimi: 27 Korrik 2025, 10:09

Policia e Vlorës ka arrestuar një person me akuzën e zjarrvënies në malin e Shashicës. Në pranga u vu Elmaz Fejzaj, 33 vjeç, banues në fshatin Kaninë, i cili dyshohet se ka ndezur zjarr për pastrimin e barërave në një kullotë në Shashicë dhe më pas zjarri është përhapur edhe në drejtim të territorit të fshatrave Kaninë dhe Sherishtë.

 

r.k./Shqiptarja.com