Shkaktuan 2 mln euro dëm ekonomik duke shmangur detyrimet tatimore, 3 të arrestuar në Tiranë! Në kërkim 9 italianë! Të përfshirë edhe zyrtarë publikë

20 Dhjetor 2023, 14:58

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 12 arreste për 3 shqiptarë dhe 9 italianë, nën akuzën se i kanë shkatuar shtetit 2 milionë euro dëm ekonomik duke shmangur detyrimet tatimore. Në pranga kanë rënë 3 shqiptarët B. H., 43 vjeç E. D., 31 vjeç, E. D., 37 vjeç, të tre banues në Tiranë. Ndërsa janë shpallur në kërkim 9 italianë. Dyshohet se në skemën e mashtrimit janë përfshirë edhe funksionarë publikë. Pritet që hetimet të shtyhen deri në Itali.