Shkelja e masave anti-COVID në takimet elektorale të Bashës, Mediu: Urdhrat e Ramës pa baza, do të karantinojë opozitën

1 Prill 2021, 22:49

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu, ndërsa komentoi takimet elektorale të kreut të PD-së, Lulzim Bashës, në shkelje të masave anti-COVID, tha se pandemia më e madhe është "korrupsioni i Ramës".

I ftuar në emisionin "Repolitix" në "Report TV", Mediu u shpreh se masat kufizuese të vendosura, janë bërë me qëllim politik.