Shkëlqim Hajdari: Llalla kanceri i Prokurorisë!SPAK rezultate në 6 mujorin e dytë për 'peshqit e mëdhenj'

25 Dhjetor 2020, 07:28

 

Emisioni Repolitix në pjesën e parë trajtoi temën e drejtësisë pas ngritjes së Gjykatës Kushtetuese me 6 anëtarë. I ftuar në studio Ish- Shefi i Prokurorisë së Apelit Shkëlqim Hajdari i cili tha se Vettingu ka dhënë rezultatet e tij, duke nxjerrë nga sistemi i drejtësisë prokurorë si "lloji i Adriatik Llallës", të cilin quajti "kancer të Prokurorisë". Në pjesën e dytë u trajtua ngjarja e Elbasanit ku një 45 vjecar pasi ka qëlluar ndaj policisë ndodhet në arrati ndërsa Renea ka nisur operacionin për kapjen e tij. Në studio gazetari i Kronikës Arsen Rusta i cili dha detaje rreth operacionit të Reneas për kapjen e 45 vjeçarit Josif Kavaja.