Shkodër/ Era e fortë rrëzon disa pemë në rrugën ‘Martin Camaj’, qarkullimi u bllokua përkohësisht

24 Tetor, 08:04 | Përditesimi: 24 Tetor, 08:04

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, erërat e forta kanë shkaktuar rrëzimin e disa pemëve në rrugën “Martin Camaj”, pranë pallatit 8-katësh, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin.

Ndërmarrja e Shërbimeve Publike, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe Policinë Bashkiake, ka ndërhyrë për pastrimin, lirimin dhe kontrollin e segmentit rrugor, duke mundësuar kalimin e sigurt të mjeteve dhe qytetarëve.

Qarkullimi në zonë është tashmë i rikthyer në normalitet, ndërsa monitorimi i situatës vijon.

r.k./Shqiptarja.com