Shkodër/ Ish-polici ekzekutohet në Vaun e Dejës, u gjet i vdekur në rrugë! I dënuar më parë për vrasjen e kushëririt, motiv dyshohet hakmarrja

4 Gusht, 22:44 | Përditesimi: 4 Gusht, 22:44

Ngjarja rreth orës 21:00, në fshatin Paçram. Frrok Lleshaj po ecte në rrugë kur u qëllua për vdekje me pistoletë, një kalimtar gjeti trupin. Është 65 vjeç dhe i dënuar më parë për vrasjen e Dodë Lleshajt me 25 vite burg, u lirua më 2023. U largua nga radhët më 1994. Policia: Dyshohet se u qëllua me armë zjarri! Familja e kishte braktisur pas daljes nga burgu, merrej me blegtori!

    r.k./Shqiptarja.com