Shkodër/ Nëna lë vetëm për djalin 8 ditësh, e burgosin për një gjobë! Burri: E arrestuan pa lajmërim, jam gati të marr vajzën e saj vetëm të kthehet në shtëpi

14 Mars 2023, 13:29 | Përditesimi i fundit: 2023-03-14 18:27:30

Një grua e identifikuar si Diana Bahçja është arrestuar nga policia e Shkodrës vetëm 8 ditë pasi kishte sjellë në jetë djalin e saj. Shkak është bërë një gjobë që gjykata e shkallës së parë në Tiranë i ka vendosur në vitin 2020 në shifrën e 2 milionë e 500 mijë lekëve të vjetra. Ky është konvertuar një javë më parë në dënimin me 1 muaj e 20 ditë burg.