Shkodër/ Shisnin drogë në lokale dhe pranë shkollave, dy të arrestuar, një tjetër në kërkim! U kapën me kanabis në makinën pa targa

18 Janar 2022, 13:51

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër pasi akuzohen për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike.

Mësohet se në pranga kanë rënë Xhezair Zeqiraj, 20 vjeç dhe Andi Rrukaj, 22 vjeç, banues në Koplik ndërsa në kërkim është shpallur L.R.