Shkodër/ Të shtëna në bjeshkët e Munellës! 37-vjeçari: Kemi konflikt me një bashkëfshatar, gjeta tabelë me mbishkrimin ‘Ik se do vdesësh’! Policia gjen 6 gëzhoja

3 Gusht 2025, 16:12 | Përditesimi: 3 Gusht 2025, 20:33

 Një ditë më parë është qëlluar me armë në Munellë, aty ku ka stanin e bagëtive familja Nikolli nga Spaçi i Mirditës. Erjon Nikolli, 37 vjeç, ka bërë denoncimin në polici. Ai rrëfen për mikrofonin e Report TV se, përpos krismave të armëve, ka gjetur dhe një mesazh: “Ik ose do vdesësh.”

E.H/Shqiptarja.com