'Shkodrës nuk i vjen më një si Zef Deda!' Përlotet Cekja i Beratit

25 Nëntor 2023, 12:15 | Përditesimi i fundit: 2023-11-25 12:15:53

Edhe aktori i njohur i humorit Sejfulla Myftari, i njohur si Cekja i Beratit udhëtoi sot drejt Shkodrës për t’i dhënë lamtumirën aktorit të humorit.

E ndërsa flet për Zef Dedën përlotet: “Është humbje shumë e madhe për humorin shqiptar. Shkodrës nuk i vjen më një si Zef Deda! ”thotë ai ndërsa kujton se aktori skaliti personazhet e tij.