Në lidhje me akuzën që opozita i bën kryetarit të Bashkisë së Tiranës se ka firmosur një shkresë për shprehje interesi për Inceneratorin e kryeqytetit pa vendim të Këshillit Bashkiak, Kryeministri Rama tha se nuk ka një shkresë që ai jep fonde pa vendim Këshillit.
Tabaku: Patëm dëshminë e kryetarit të bashkisë së Tiranës i cili pranoi që ka nisur një shkresë për angazhimin e qytetit të të në mars të 2020 për një kontratë për të cilën Këshilli Bashkiak mori një vendim për buxhetin. Përgjegjësitë e kryetarit dhe të këshillit bashkiak janë të qarta. Kemi pasur raste të ngjashme për tejkalim kompetencash në rastin e Fierit dhe Elbasanit dhe në rastin e Ministrit të Financave të cilat provojnë se këto persona ekspozojnë buxhetin e shtetit në 430 mln euro.
Rama: U bë si Big Brother në seancën e fundit do të merret vesh ku është. Nëse gërmoni në bashkinë e Tiranës do gjeni shkresa të kohës tuaj por edhe të miat. Kryetari i bashkisë është autoritet i zgjedhur. Nuk angazhon fonde por angazhon bashkinë, me sa unë e pashë kryetari i bashkisë s'ka marrë angazhim financiar, ka shprehur opinion pozitiv për të marrë në konsideratë këtë projekt, nëse ju më jepni shkresën ku kryetari i bashkisë jep fonde pa miratim të KB atëherë flasim ndryshe. Po patjetër do thotë po jemi të interesuar për këtë projekt".
















