Shpejtësi e rrezikshme dhe të dehur në timon, arrestohen 7 shoferë dhe gjobiten 1012 të tjerë në 24 orët e fundit

24 Tetor 2021, 17:05

Në kuadër të parandalimit të aksidenteve automobolistike, përmes përdorimit të makinave inteligjente dhe radarëve të natës gjatë 24 orët e fundit janë evidentuar 244 shkelje për shpejtësi.

Nga shkeljet e konstatuara 42 prej tyre ishin me masë plotësuese, pezullimin e lejes së drejtimit, pasi qarkullonin me shpejtësi nga 40 deri në 80 km/h më shumë se tabela e lejuar, shpejtësi që në kushte dhe të lagështirës në rrugë janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.