Shpejtësi ‘skëterrë’ dhe manovra të rrezikshme, policia rrugore ‘në aksion’! Në pranga 14 shoferë, ndëshkohen me gjobë 1311 të tjerë në 24 orët e fundit

21 Shtator 2021, 14:26

Në kuadër të parandalimit të aksidenteve automobilistike, policia rrugore me radarë, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues ka dal për të ndëshkuar shoferët e “pabindur” në të gjithë vendin.

Si rezultat i kontrolleve, edhe gjatë 24 orëve të fundit, në të gjitha rrugët e vendit janë konstatuar shumë drejtues mjetesh që abuzonin me shpejtësinë, me alkoolin apo me përdorimin e celularit në timon, me mospërdorimin e rripit të sigurimit dhe më keq akoma me drejtimin e automjetit, pa leje drejtimi.