Shpejtësi ‘skëterrë’ dhe shoferë të dehur në timon, arrestohet 6 persona dhe pezullohen 94 patenta në 24 orët e fundit

22 Tetor 2021, 14:14

Ndërsa kontrollet për parandalimin e aksidenteve automobilistike vijojnë, në 24 orët e fundit policia rrugore ka pezulluar 94 leje drejtimi dhe janë arrestuar 6 shoferë.

70 prej patentave të pezulluara janë për shkak të tejkalimit të shpejtësisë, 20 për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, ndërsa 4 për qarkullimin në sens të kundërt.