Vetëm pak ditë nga hapja, 'Rrugorja' heq 30 patenta dhe vendos 252 gjoba në Rrugën e Arbrit

4 Dhjetor 2021, 22:07 | Përditesimi i fundit: 2021-12-04 22:15:45

Gjatë dy ditëve të fundit në Rrugën e Arbrit janë pezulluar 30 patenta ndërsa janë ndëshkuar me gjobë 252 shoferë. 141 prej tyre janë konstatuar në shkelje të dyfishtë apo trefishtë. Policia njofton se monitorimi është kryer me makinën inteligjente dhe me radarë.