Shpërndante kanabis, arrestohet 29-vjeçari në Gjirokastër, tentoi t'i shpëtonte prangave duke iu prezantuar policisë si efektiv i Forcave Komando

28 Janar 2022, 09:18

Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme, pasi shpërndante kanabis. I riu me inicialet E. K., banues në Tiranë u kap në aksin Kakavijë-Gjirokastër, në afërsi të fshatit Dervician, ku gjatë kontrollit fizik iu gjetën doza me kanabis, gati për shpërndarje.

Në momentin e ndalimit, në përpjekje për t'i shpëtuar prangave, i riu iu prezantua policisë si efektiv i Forcave Komando Tiranë. Policia njofton se pas verifikimeve, rezultoi se ai nuk ishte pjesë e këtyre Forcave.